Correa do ta braktisë Nancyn

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 19:53
Trajneri i Nancy, Pablo Correa, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga detyra e tij në fund të sezonit.
“Mendoj se është mirë për klubin”, tha Correa, kontrata e të cilit është paraparë të skadojë më 2012, për ueb faqen zyrtare të klubit nga Ligue 1.
Correa ishte sulmues i Nancys nga 1995 deri 2000 para se të emërohej trajner më 2002.
Nancy gjendet në pozitën e 14-të në Ligue 1, gjashtë pikë mbi zonën e rrezikuar me 10 ndeshje para përfundimit të kampionatit.