E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtraus-Kan për të dytën ditë në rrëfim për policinë

Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan është marrë në pyetje për të dytën ditë me radhë nga policia franceze, në lidhje me dyshimet se ka marrë pjesë në orgji të organizuara nga një grup i dyshuar prostitucioni.

Ai është arrestuar të martën, por, gjykatësit ia shtynë masën e arrestit për 24 orë.

Shtraus-Kan mund të hetohet për përfitim nga keqpërdorimi i fondeve të kompanive.
Prokurorët janë duke zhvilluar hetime nëse zyrtarët francezë kanë përdorur mjetet e shpenzimeve të kompanive për të financuar këto orgji ku merrnin pjesë edhe prostitutat. Deri tani janë vënë në pranga tetë persona.

Dominik Shtraus Kan u tërhoq nga posti i shefit të Fondit Monetar në maj të vitit 2011, pasi ishte akuzuar për përpjekje për dhunim të një punëtoreje në një hotel në Nju Jork. Më vonë prokurorët hoqën dorë nga ky rast.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›