E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, vriten dy gazetarë perëndimorë

Viktimat janë amerikania Mari Kolvin, e dërguara e posaçme e “Sunday Times”, dhe fotografi francez Rémi Ochlik i “Paris-Match”, ka bërë me dije rrjeti i Katarit, “Al Jazeera”. Ata kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të qendrës së shtypit, në lagjen “Baba Amr”, në Homs.
 
“Dy gazetarë janë vrarë nga bombardimet. Tre a katër të tjerë, të huaj, janë plagosur në lagjen ‘Baba Amr’”, ka bërë të ditur militanti sirian Omar Chaker, i kontaktuar përmes “Skype”.

Më shumë se 7 600 persona, shumica civilë, kanë humbur jetën që kur shpërtheu dhuna, që pikënisi në Siri më mars të vitit 2011, deklaron Shoqata Sirianë e të Drejtave të Njeriut”(OSDH). Mes viktimave figurojnë 5 542 civilë, 1 692 ushtarë dhe anëtarë të shërbimeve të sigurisë, si dhe afro 400 dezertorë, bën me dije për AFP-në, kreu i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.
/Start/Zamir Gjurgji/

                                                                                             2012-02-22 12:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›