E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta, futbollisti evropian i vitit

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është zgjedhur futbollisti më i mirë evropian i vitit 2012 pas votave nga gazetarët.

Iniesta mori 19 vota përkundër 17 të bashkëlojtarit të tij nga Barcelona, Lionel Messi dhe njësoj 17 të yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Ndihem i nderuar dhe ia dedikoj këtë qmim Barcelonës dhe bashkëlojtarëve të mi nga përfaqësuesja e Spanjës. Ndihem i privilegjuar që jam këtu së bashku me dy futbollistë të mrekullueshëm si Leo dhe Cristiano”, deklaroi Iniesta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›