E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për Tymoshenkon zhgënjen SHBA-në dhe BE-në

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim e tyre pas refuzimit të apelit të ish-kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko, kundër dënimit prej 7 vitesh burg për keqpërdorim të pozitës.

Një gjykatë e apelit në Kiev e refuzoi ankesën e Tymoshenkos.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, i ka përsëritur “shqetësimet amerikane për motivet politike” të këtij rasti në Ukrainë.

Më herët, Michael Man, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga autoritetet e këtij vendi që “t’i shqyrtojnë efektet e drejtësisë selektive”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›