Guardian: Kosova, kundër statusit ‘protektorat’
Londër -Gazeta britanike “Guardian”, shkruan se nëse dikush kishte menduar se çështja e Kosovës kishte mbaruar, një grindje në OKB këtë javë ishte një kujtesë se problemet e vjetra ekzistojnë dhe gjithmonë shpërthejnë.
"Është problem i madh për rajonin dhe një më i madh për Evropën", pohon gazeta, në shkrimin me titull “Konfrontimi qëndron ende në Ballkan”, për të shtuar se udhëheqësit e Kosovës po ngrihen kundër statusit "protektorat", megjithëse jo kundër ndihmës së BE-së dhe ndihmës në fushën e sigurisë.
Kjo përpjekje, shkruan gazeta, për të vënë në dukje të drejtat sovrane, mund që në një moment të bëjë që Prishtina të hedhë poshtë autoritetin e OKB. Gazeta citon një analiste që thotë se qëllimi i Beogradit është të pengojë njohje të tjera të Kosovës. "Nuk mendohet se BE do të bjerë dakord për anëtarësimin e Serbisë pa një zgjidhje të qartë për të gjithë palët për çështjen e Kosovës," thotë profesoresha Judy Butt nga Universiteti i Birmingamit. Po çështjet e Kosovës duket se po përhapen në Ballkanin Perëndimor.