Përkujtohet Epopeja e UÇK-së në Dukagjin
Dukagjin -Qytetarë të shumtë të rajonit të Dukagjinit të martën kanë vënë kurora lulesh mbi varre dëshmorësh në Gllogjan, duke përkujtuar 11-vjetorin e nisjes së “Epopesë së UÇK-së në Dukagjin”. Hilmi Hardinajt, baba i dy dëshmorëve të rënë, Shkëlzenit e Luanit, sot i kanë munguar fjalët, deri sa me vëmendje dhe me krenari dëgjonte tekë flitej për luftën ku ai humbi dy djemtë, lotët shpesh herë e tradhtuan... Ish-komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka thënë se marsi për Kosovës do të thotë shumë. Sipas tij, duke kujtuar 5 e 24 marsin e 98-ës, duhet të jepet mesazhi për të qenë të bashkuar dhe për ta mbrojtur Pavarësinë e Kosovës, për të cilën ranë shumë dëshmorë.
Derisa askush nga Qeveria e Kosovës nuk ka marrë pjesë në këtë manifestim, me përjashtim të Komandantit të FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, i cili ka qenë me rroba civile. Më 24 mars 1998 kanë nisur luftimet në Gllogjan, duke shënuar kështu betejën e parë frontale të UÇK-së në Dukagjin, ku edhe kanë rënë heroikisht Agron e Gazmend Mehmeti dhe Himë Haradinaj. /ktv/