Ekzekutohet 52-vjecari, vajza e tij mbetet e plagosur rende

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15. Një 26 vjeçar, është prangosur, pasi dyshohet të jetë i implikuar në krimin e rëndë. Sakaq, forcat policore, kanë konfiskuar një revole të kalibrit 7.65 mm, prodhim gjerman
Prishtinë, 24 mars 22:52 NOA/E – Vrasje ka ndodhur sot në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, kurse vajza e viktimës ka mbetur e plagosuar.
Burimet policore vendase thanëse ngjarja ndodhi në lagjen “Ulpiana”, ku është vrarë një 52 vjeçar me inicialet F.P, në rrethana ende të pasqaruara.
Po ashtu, është plagosur edhe një vajzë 20 vjeçare me inicialet V. P. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, viktima dhe vajza janë babë dhe bijë.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës konfirmon se F. P ka vdekur, nga lëndimet e rënda që ka pësuar nga gjuajte të një arme, kurse vajza 20 vjeçare V. P është duke u trajtuar në Qendrën klinike Universitaret Kosovës.
Borovci tha se, pasi ka ndodhur vrasja dhe plagosja, policia ka arrestuar një person me inicialet P. A, i cili dyshohet se ka bërë vrasjen.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, policia e ka arrestuar një të ri, 26 vjeçar, për të cilin dyshohet që mund të jetë i implikuar në këtë rast. Sakaq, forcat policore, kanë konfiskuar një revole të kalibrit 7.65 mm, prodhim gjerman”, shton Borovci.