E Shtunë, 31 Tetor 2026

Okaka afër Fulhamit

Fulham shpreson të kompletojë huazimin e sulmuesit të Romës, Stefano Okaka Chuka, të hënën pasi 20-vjeçari ka kaluar vizitat mjekësore në klub. Reprezentuesi i Kombëtares U-21 të Italisë u paraqit në dy përballjet e mëhershme të këtij sezoni ndërmjet Romës dhe Fulhamit, në Europa League, duke shënuar në fitoren 2-1 në Olimpico. “E kemi përcjellë për një kohë të gjatë, edhe para ndeshjeve me Romën. Presim që ai të na bashkohet të hënën”, deklaroi menaxheri i Fulhamit, Roy Hodgson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›