E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Spanja: Perez akord me David Vijën

Florentino Perez nuk i ka zhgënjyer parashikimet. Pasi siguroi firmën e brazilianit Kaka, presidenti i Realit të Madridit po punon për afrimin e yjeve të tjerë në skuadër. Sipas të përditshmes spanjolle, "Marca", madrilenët kanë mbyllur edhe bisedimet për afrimin e sulmuesit David Vija. Gazeta citonte burime pranë lojtarit, të cilët pohonin se gjithçka ka përfunduar. Akordi për 27-vjeçarin e Valencias do të deklarohet publikisht nga Perez dhe ky transferim duket se i ka kushtuar klubit afro 38 milionë euro, të cilave u shtohen shpërblimet për fitimin e trofeve në La Liga ose Champions League. Zyrtarizimi pritet në ditët në vazhdim, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur rroga vjetore e pjesëtarit të përfaqësueses spanjolle. Pavarësisht emrave të shumtë që qarkullojnë, fiksimi i Perez mbetet Kristiano Ronaldo. "Kaka ishte i pari, deklaroi presidenti i klubit madrilen. Tani do të bëj të pamundurën që të vijë edhe Kristiano Ronaldo, por më parë duhet të bisedojmë me Mançesterin. Lojtarët e mëdhenj i kanë gjithmonë dyert e hapura".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›