Havel prezanton “Largimin”
Filmi “Largimi” bazohet në skenarin me emër të njëjtë të shfaqjes - premiera e së cilës u mbajt në vitin 2008. Ky është filmi i parë i Havelit në 20 vjet.
Filmi bën fjalë për një ish-kancelar të një shteti të paemëruar, i cili përballet me humbjen e fuqisë pas largimit nga posti. Ai rrezikon të humbë edhe vilën, nëse nuk e mbështetë publikisht trashëgimtarin e tij.
Megjithëse emri i protagonistit, Vlastik Klein, tingëllon goxha ngjashëm me emrin e pasardhësit të Havelit, Vaclav Klaus, autori këmbëngul se filmi nuk është autobiografik.
“Unë desha që një çështje e përgjithshme, ajo e ndryshimit dhe largimit, të ndjehet në nëntekstin e skenarit dhe filmit. Ndryshimi është i vazhdueshëm, njerëzit gjithmonë largohen”.
“Ndryshimet janë pjesë e jetës. Protagonisti im nuk mund t’i durojë ndryshimet. Ai reagon në mënyrën më të keqe të mundshme. Është një temë e përgjithshme, e cila nuk dokumenton asnjë person në veçanti apo akt të veçantë të largimit”, tha Havel për REL.