E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi paguan 5 milion dënim për taksa

Nuk mund ti ikin dënimit, ylli i Barces, Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge, u kanë paguar pesë milionë euro autoriteteve spanjolle pasi ishin akuzuar për mashtrim me tatime.

Në një komunikatë të gjykatës në Gava në afërsi të Barcelonës thuhet se ata kanë depozituar 5.016.542 euro në muajin e kaluar si një “pagesë korrektuese”. Kjo ka ardhur, pasi ylli Argjentinasi dhe babai i tij u akuzuan se kanë fshehur mbi katër milionë euro duke mos i përfshirë të gjitha të hyrat për periudhën 2006-2009.

Shitja e të drejtave reklamuese të 26-vjeçarit është fshehur duke përdorur një mbulesë përmes kompanive në Uruguai, Belize, Zvicër dhe Britani të Madhe./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›