Punimet e diplomave ekspozojne 80 artiste te rinj
80 studentë të arteve figurative kanë mbyllur ciklin dhjetë ditor të diplomimit. Krijimet e artistëve të rinj janë ekspozuar në grupe njëra pas tjetrës në ekspozita, duke e kthyer galerinë Fap në një sallë ku gumëzhijnë prurjet e reja të artit figurativ shqiptar.
“Jam frymëzuar nga bota ujore, nga format e peshkut, femra, pecetat dhe kam dashur të shpreh marrëdhënien time me baltën”-thotë Dorina Sula, studente.
“Punimi titullohet “ç’ekulibri”. Jam e kënaqur nga vlerësimi i tyre. Është një ndër punët pozitive”-thotë Anisa Sala, një tjetër studente.
Sipas kryetarit të komisionit dhe piktorit Lad Myrtezai, një pjesë e mirë e studentëve kanë arritur të identifikohen me ide dhe origjinalitet duke i shndërruar në një kontigjent me nivel të artit figurativ të ditëve të sotme.
“Kemi një ballafaqim total mes subjekteve studentë dhe trupës petagogjike. Diferenca diskutimesh me diferenca pikëpamjesh. Ka një rilevim të ri, për mendimin tim për atelierët e skulpturës. Kemi një lëvizje tjetër për t’u afruar siç jemi sot përpara këtyre skulpturave”-thotë Myrtezai.
Prezantimi dhe gjykimi i çdo vepre të studentëve të arteve figurative është kryer këto ditë mes diskutimesh dhe debatesh nga rreth 20 petagogë e njëkohësisht artistë.
Aurela Papadhima