Crystal Palace “përzë” Besian Idrizajn

Trajneri i skuadrës së Crystal Palace, Neil Warnock kërkon që të largojë nga skuadra sulmuesin Besian Idrizaj. Shqiptari me pasaportë austriake ishte huazuar nga radhët e Liverpoolit te Crystal Palace, por nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Palace për më shumë se dy muaj. Trajneri Warnock i ka kërkuar Liverpoolit që të rikthejnë futbollistin e tyre, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. "Marrëveshja është që ai të qëndrojë deri në fund të sezonit por është e kotë që të qëndrojë këtu pasi ai nuk do të luajë me ne", i ka thënë Warnock gazetës "Croydon Guardian". "U kam thënë atyre që ta marrin në mënyrë që ë mund ë shkojë diku tjetër. Jam i sigurt se janë tre apo katër klube që e duan arë prandaj është e kotë të qëndrojë këtu".
Besian Idrizaj ishte bashkuar me skuadrën e Liverpool në verë të vitit 2005 duke kaluar nga radhët e skuadrës austriake Lask Linz i konsideruar si një sulmues me talent të madh. 20-vjecari pasi kishte luajtur për një kohë për ekipin e të rinjve të Liverpoolit në vitin 2007 ishte huazuar te Luton Town e më pas te Crystal Palace në kategorinë e dytë të futbollit anglez, por akoma nuk po arrin që të gjejë veten pasi me këto dy skuadra është aktivizuar vetëm në 14 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol (kur ishte te Luton Town).