E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peskara blindon “Bobo Vierin” shqiptar, Canin

Peskara synon të blindojë me një kontratë pesëvjevjecare sulmuesin e talentuar shqiptar, Edgar Canin, i cili para pak ditësh u konsiderua në mënyrë unanime nga mediat sportive te vendit fqinj si një "Bobo Vieri i ri". Lajmin e jep siti italian primadanoi.it, qe thekson se sulmuesit shqiptar, i ndjekur dhe i kërkuar edhe nga Interi i Moratit e Sampdoria i është ofruar ripërtëritja e kontratës. Peskara luan në Serinë C1 dhe e konsideron thelbësor patjen në pronësi të një talenti të përmasave si Cani, edhe pse për momentin shqiptari 18-vjecar ka shënuar vetëm disa gola me skuadrën italiane. Sipas sitit italian Cani do të firtmosë brenda disa ditësh kontratën e re që do ta lidhe me klubin deri në vitin 2013, kohë kur edhe djaloshi i ri do të jetë pjekur ndërsa cmimi i tij pa dyshim do të rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Konfirmimi i vjen nga klubi i Peskarës, e cila e ka konsdiruar shqiptaro-italianin e datëlindjes 1989 si një element të rëndësishëm për të ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›