E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede, ditëlindjen në Kinë, refuzon Antalian

Emri Nevil Dedes, i cili pikërisht neser mbush 32-vjec, figuron si i pari i mbrojtjes në listën e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për grumbullimin në Antalia të Turqisë, por lojtari me më shumë përvojë ndërkombëtare në repartin e mbrojtjes nuk do të jetë në zborrin e parë të organizuar (me jo pak probleme) nga trajneri Ari Han. Veterani i Tiranës edhe pse është në listë ka bërë gati valixhet për në Kinë për t'u nisur drejt kontinentit aziatik: "Nuk mund të jem në grumbullimin e Kombëtares në Antalia, pasi unë pikërisht më datë 10 janar nisem drejt Kinës. Dhurata për ditëlindjen? Nënshkrimi i një kontrate të kënaqshme me ekipin kinez. Emri? Janë disa skuadra që interesohen, por do të zgjedh opsionin më të mirë", - pohoi Dede për "Albania"-n, i cili do të provojë pas eksperiencës shqiptare me Partizanin, Tiranën e Elbasanin dhe atë ndërkombëtare në Kinë. Në ndeshjen e fundit të Kombëtares me Rumaninë në Bukuresht (6-1), Nevili u ndëshkua me karton të kuq, por nga eliminatoret e Euro 2008, mbahet mend edhe autogoli i tij me Holandën në humbjen 2-1 në Amsterdam.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›