Ilion Lika trokiti tek Tirana

Bledar KUKA
Portieri i kombëtares, Ilion Lika, pohohet se është takuar me një nga donatorët e Tiranës, me synim që të luajë për kampionët. Kështu bënë të ditur dy ditë më parë burime në klubin bardheblu, por ditën e djeshme vetë "gardiani" i Elbasanit refuzoi që të ketë bisedime konkrete me ndonjë klub. "Lika është takuar me njërin nga donatorët e Tiranës, - tha burimi në fjalë, - dhe ka shfaqur dëshirën që të luajë për këtë ekip". "Unë te Tirana? – pyeti dje Lika i habitur, - nuk ka asgjë konkrete në fjalët që dalin, as për Tiranën, as për ndonjë klub tjetër. Janë më tepër njerëz që duan të prishin punë". Portieri kuqezi nuk e hodhi poshtë mundësinë që edhe mund të lëvizte në janar, por e quajti si dicka larg konkretes, deri tani. "Ndoshta edhe mund të lëviz, - pohoi ai, - por për momentin jam tek Elbasani dhe nuk kam biseduar konkretisht me askënd". Gjithashtu, burimet tek Tirana pohojnë se tek Elbasani ka probleme me pagesat gjë nga e cila është prekur edhe Lika. Edhe në këtë rast përgjigja e ish-portierit të Dinamos, ishte mohuese, duke sqaruar se vonesa mund të ketë kudo, por nuk bëhet fjalë për problem. "Presidenti Laze (i Elbasanit) është nga më korrektët në Shqipëri, - theksoi ai, - kuptohet që edhe në botë, edhe në Shqipëri, mund të ketë ngërce të caktuar. Lekë kemi për të marrë, por jemi në proces dhe do t'i marrim". Njëri nga donatorët e Tiranës, Halili, është shprehur për gazetën se "ne duam të marrim lojtarë të mirë jashtë vendit, ndërsa brenda vendit do të synojmë lojtarë të së ardhmes". Sidoqoftë, një si portieri i kombëtares mund të jetë i vështirë për t'u refuzuar.