Kombetarja , legjonarët, rikthehen Memelli dhe Agolli

Sulmuesi i skuadrës suedeze Gais, Migen Memelli dhe mbrojtësi i Vaasan Palloseura, Ansi Agolli janë dhe dy emrat që rikthehen në grumbullimet e Kombëtares. Ish-sulmuesi i spikatur i skuadrës norvegjeze Bran Bergen, Memelli ishte thirrur edhe vitin e kaluar nga trajneri Oto Baric, madje u pëlqye shumë nga kroati që e thirri edhe për ndeshjen miqësore me Maqedoninë, por duke e lënë më pas në tribunë.
Ish-mesfushori i Tiransë, Ansi Agolli është një tjetër lojtar interesant. Futbollisti me një eksperiencë të kënaqshme ndërkombëtare në Zvicër dhe Finlandë, ka qenë më parë i preferuari i trajnerit gjerman Hans Peter Brigel. Lajmin për thërritjen e 25-vjecarit Agollit në Kombëtaren e Shqipërisë e publikoi edhe faqja zyrtare e klubit të tij, vps-vaasa.fi, që informoi lexuesit e saj se shqiptari kishte luajtur dy ndeshje me Kombëtaren dhe 11 me përfaqësuesen U-21.
Dy legjionarë të tjerë janë në pozicionin ekstrem të mbrojtjes. Për Enea Koliqin nuk bëhet fjalë për herë të parë, pasi portieri i tretë i Iraklist është thirrur në një rast emergjente në ndeshjet kundër Luksemburgut në Shqipëri. Samir Ujkani, portieri i talentuar i Shpresave dhe i Palermos në Itali do të ketë rastin të tregojë udhëtimi nga ishulli i Sicilisë në Antalia të Turqisë ka vlera. Më i riu nga lojtarët e grumbulluar është sulmuesi 18-vjecar i Shtutgardit U-19.