E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina: Djegia e flamurit, rast i izoluar

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si një rast të izoluar incidentin e regjistruar pardje në një stadium të Prishtinës, ku disa tifoze dogjën flamurin maqedonas.
"Ky është një incident që ka ndodhur në një ndeshje futbolli dhe besoj se të gjithë në rajon dhe në Evropë jemi mësuar me veprimet e tifozëve. Nuk bëhet fjalë për një ngjarje të organizuar", ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi.
Djegia e flamurit nga tifozët në ndeshjen Vllaznimi-Prishtina erdhi si pasojë e enciklopedisë së re maqedonase, e cila fyen kombin shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›