E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE vlerëson takimin Gruevski-Ahmeti

Bashkimi Evropian e ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti lidhur me enciklopedinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. "Besojmë se deklarata Gruevksi-Ahmeti ofron mundësi vendimtare për pajtim dhe forcim të dialogut mes komuniteteve në Maqedoni në frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit reciprok ", thuhet në komunikatën e misionit të BE-së në Shkup.
Dje përmes një komunikate të përbashkët, Gruevski dhe Ahmeti shfaqën keqardhje për fyerjet dhe pjesët kontestuese të enciklopedisë. Dy liderët gjithashtu i sugjeruan Akademisë që t'i gjejë mënyrat për kapërcimin e këtij problemi dhe të zgjidhë çështjet e hapura. Ata po ashtu thanë se ky rast nuk guxon të ndikojë në raportet e mira ndëretnike në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›