Vlonjatët
Disa vlonjatë vendosin një ditë që të shkojnë bashkë me familjet për të vizituar kopshtin zoologjik në kodrat e liqenit në Tiranë.
Kur arrinë te dera dhe bëhen gati të hyjnë, afrohet roja dhe u thotë se atë ditë është ndaluar hyrja e vizitorëve.
-Ore ti, hape derën se do të shohim kafshët ne. Kemi ardh që nga Vlora për këtë punë... – thonë vlonjatët.
-Më vjen keq, por sot është i mbyllur për të gjithë kopështi zoologjik. - ua kthen roja.
-Po pse ore, është mbyllur, nuk jemi as e dielë?
-Sepse ka dalë luani nga kafazi dhe është i lirë.
-Ore ti, hape derën o lamash, se nuk ta ha njeri luanin...
21 Prill 2008