E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri gol kundër Shahtjorit

• Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri ka shënuar dje përballë gjigantëve të Shahtjor Donjeskut në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ukrainës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, por Vorskla e dy shqiptarëve u eliminua, duke qenë se kishte humbur në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 3-0. Debatik Curri ka bërë një paraqitje të shkëlqyer dje, ndërsa në minutën e 64-t pasi ka marrë një kros nga shqiptari tjetër i Kombëtares kuqezi, Armend Dallku ka mundur ta dërgojë topin në rrjetë duke barazuar rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund. Ndërkaq sulmuesi tjetër shqiptar, Edgar Cani që luan në Serinë C me Peskarën i ka dhënë fitoren 3-2 skuadrës së tij përballë Galipolit pasi ka shënuar dy gola. Futbollisti në fjalë nuk është shumë i njohur në ambientin sportiv shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›