E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ju garantoj se nuk ka pasur pazare”

• Mesfushori i Hanoverit, Altin Lala, ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë shqiptare se Kombëtarja ka bërë pazar në dy ndeshjet e fundit eliminatore për “Euro 2008” kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë.Shqipëria është mposhtur bindshëm në këto dy takime, 4-2 kundër Bjellorusisë dhe 6-1 kundër Rumanisë. “Unë kam më shumë se dhjetë vite që luaj për Shqipërinë dhe gjatë kësaj kohe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë pazar me ndeshje. Ne nuk kemi shitur ndeshjet, për këtë garantoj”, ka thënë Lala për revistën gjermane “SportBild”. Pas dy humbjeve të thella, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë i pari që ka drejtuar gishtin nga futbollistët dhe stafi i Federatës shqiptare duke i quajtur “grup mafiozësh”. Madje, me kërkesën e qeverisë shqiptare është kërkuar nga UEFA-ja të hetojë këto dy ndeshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›