E Shtunë, 31 Tetor 2026

LAJME SHKURT

• SPORTBotërori, Boka Zhuniors në finaleNëse lajmi i keq për italianët është mungesa e sigurt e Ronaldos, lajmi i mirë është se, gjithmonë nëse do të mundin Urawa, ata do të luajnë në finalen e Botërorit për Klube pikërisht me skuadrën që kanë dëshiruar që në fillim të kompeticionit, Boka Zhuniors. Argjentinasit kanë arritur të triumfojnë ndaj Milanit 4 vite më parë në finalen e këtij kompeticioni, ku të gjithë lojtarët kuqezinj që kanë marrë pjesë në atë finale janë shumë të hidhëruar dhe mezi presin rastin për t’u hakmarrë. Kundër Etoile Du Sahel, argjentinasit bëjnë punën e tyre, duke marrë në praktikë një fitore 1-0, që i lejon ata të shkojnë në finale.Torres: Dua Realin e MadriditSkuadra e Liverpulit e ka arritur tashmë kualifikimin për në fazat e mëtejshme të Ligës së Kampionëve. Në fakt, anglezët kanë arritur të shkatërrojnë francezët e Marsejës me rezultatin 4-0 dhe tashmë ata kanë filluar të mendojnë për skuadrën e ardhshme në atë kompeticion. Lojtari që ka folur i pari për ndeshjen e ardhshme ka qenë Fernando Torres, i cili ka deklaruar se në ndeshjen e radhës, ai do të preferonte Realin e Madridit. “Shpresoj që kundërshtari i ardhshëm të jetë Reali i Madridit, shpjegon sulmuesi i Liverpulit. Pasi dëshiroj një ndeshje shumë të fortë, ku ne të tregojmë potencialin e vërtetë që disponojmë”.Hamilton-Alonso, rifillojnë shkëndijatKur mungojnë ende katër muaj nga fillimi i botërorit të ardhshëm, Luis Hamilton ka ironizuar mbi konkurrencën që Formula 1 mund të shfaqë në sezonin 2008. Nënkampioni i botës shpreson për një kampionat të luftuar, në të cilin Ferrari të mos jetë kundërshtari i vetëm i McLaren-it në luftën për titull. “Shpresoj që në 2008-ën të kemi rivalë të tjerë përveç skuadrës së Ferrarit”, shprehet britaniku, duke iu referuar transferimit të ish-shokut të tij të skuadrës tek francezët e Renaultit. “Dështimi në 2007? Kjo do të thotë që duhet të impenjohemi maksimalisht për vitin e ardhshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›