Kambiaso, Benzema e Ronaldinjo: Yjet, që sdo shohim në Botëror
Menjëherë pas publikimit të të grumbulluarve të të 32 kombëtareve për Botërorin 2010, kanë nisur kritikat e para. Një ditë polemikash. Nuk ka më kthim prapa. Nuk kanë munguar përjashtimet e bujshme. Madje janë të shumta dhe të shoqëruara me zhurmë. Do të pasohen nga të tjera kur listat 30-she do të reduktohen në 23. “All Stars”-i i të përjashtuarve të famshëm nuk mund të formojë një skuadër të vërtetë. Sepse janë të gjithë sulmues ose mesfushorë, nga mbrojtësit dhe portierët që rrallë spikasin. Luajnë në ekipet më të mira të planetit. Veçanërisht Brazili, ku çdo ftesë lë pas shumë të pakënaqur. Dhe shtypi ka sulmuar maksimalisht Dungën, i cili ka nxjerrë para kohe listën 23-she. Diego mungon, Ronaldo është një ish. Por problematike konsiderohen mungesat e Ronaldinjos, Adrianos, Patos dhe e talenteve të reja të Sanstos, Neymar e Ganso. “Falë Zotit që nuk ishte ai trajneri në vitin 1958. Ndryshe Pele nuk do të kishte luajtur në Botëror”, shkruante një gazetë. “Pele ishte unik”, provoi të mbrohej Dunga. Dinjo e ka edhe një shpresë të vogël, është mes shtatë rezervave, që do të grumbulloheshin në rast emergjence, por Adriano e ka pritur keq: “Ka shpërthyer në të qara pa pushim”, shkruan “Globoesporte”. Domenek, trajneri më i kontestuar i botës, ka lënë jashtë listës Vieira dhe Benzema. Por i çuditshëm ishte mosgrumbullimi i Kambiasos e Zanetit nga Maradona. Skolls i ka thënë vetë jo Kapelos. Ja pra, po ju japim në sintezë “multikombëtaren” e të përjashtuarve: Moduli 4-2-3-1: Julio Serxhio (Frey); Zaneti, Legrotalie (Mekses), Nesta, Brixh; Kambiaso (Vieira), Skoles (Perrota); Pato (Raul), Toti (Sedorf, Diego), Ronaldinjo (Kasano); Ronaldo (Benzema, Toni, Baloteli, Adriano, Van Nistelroi).
#