E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Ferrari 700 mijë eurosh për Ibrahimoviç

Barcelona

Në pritje “për të ecur sërish shpejtë” në fushën e lojës, Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë në rrugët e Katalunjës. Në fakt, sulmuesi suedez i Barcelonës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në "Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi", kur i ka dhënë gaz makinës së tij të re. As më pak dhe as më shumë se një "Enzo Ferrari" e kuqe, e cila ka kushtuar jo më pak se 700 mijë euro. Një makinë, motori i së cilës ka 660 kuaj fuqi dhe që mund të arrijë një shpejtësi 350/400 kilometra në orë. Kjo do të jetë një nga kënaqësitë e Ibrës verën e ardhshme, pasi Botërorin ai do të jetë i detyruar ta ndjekë nga TV.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›