E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morinjo: Pas Madridit zbuloj të ardhmen time

Zhoze Murinjo nuk do të flasë në lidhje me të ardhmen e tij “deri më 23 maj”, më saktë një ditë pas finales së Champions League mes Interit dhe Bajernit të Mynihut, por shton se për të kompletuar parabolën e tij futbollistike mungojnë dy gjëra: “të drejtoj në Spanjë dhe të jem trajner i Portugalisë”. Por opsioni i dytë, specifikon trajneri i Interit, është shumë i largët, “kur të jem i moshuar pas 15 ose 20 vitesh”. Në lidhje me të ardhmen e shpejtë, Murinjo shprehet: “Nga dita pas finales mund të pyesni menaxherin tim Horge Mendes, për momentin klubi i vetëm me të cilin flas është Interi”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›