Hapat që duhen ndjekur për përfitimin e parave
20/05/2010 Qeveria miraton procedurat për kompensimin e pronave të paluajtshme
Këshilli i Ministrave ka vendosur që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave realizon ndarjen e fondit aktual të kompensimit të pronave në vlerë proporcionale. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, procesi i regjistrimit ose i pranimit të kërkesave për kompensim fillon pesë ditë pas datës së njoftimit publik dhe vazhdon për 30 ditët në vijim. Për realizimin e kompensimit drejtori i përgjithshëm i AKKP-së ngre grupin e punës për pranimin e shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Kjo procedurë kryhet për çdo fond që i kalon AKKP-së sipas ligjit “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave” dhe në zbatim të vendimeve të qeverisë, ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimet informale. Vendimi saktëson se kompensimi bëhet në masën e përcaktuar, ku parashikohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimet informale. Vendimi i djeshëm sanksionon faktin se subjekti apo përfaqësuesi me prokurë i tij brenda afatit të përcaktuar në njoftimin publik paraqet pranë zyrës së AKKP-së dokumentacionin e nevojshëm, ku përfshihet kërkesa për kompensimin e pronës, dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, prokurën e posaçme të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre, vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues. Gjithashtu në dokumentacionin përkatës duhet të përfshihet fotokopja e dokumentit të identifikimit dhe certifikata familjare e kërkuesit, si dhe mandatpagesa, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit. Vendimi saktëson se AKKP-ja bashkëpunon me ALUIZNI-in dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për verifikimin e konfirmimin e të dhënave për subjektet përfituese. Ndërkohë grupi i punës brenda 45 ditëve nga përfundimi i afatit për paraqitjen e kërkesës për kompensimin e pronës kryen të gjitha procedurat për të vërtetuar legjitimimin e kërkuesit për kompensimin e pronës, si dhe harton listën e subjekteve që kompensohen. Vendimi thotë se i takon AKKP-së të kryejë veprimet me degën e thesarit dhe bankën e nivelit të dytë për derdhjen e shumës në depozitën bankare të hapur për këtë qëllim nga subjekti përfitues, në përputhje me procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.
Formulari për lejet e legalizimit
ALUIZNI përmes vendimit të miratuar dje nga qeveria ka për detyrë të lëshojë lejen e legalizimit për objektin apo shtesën pa leje në ndërtime me leje. Ky veprim kryhet kur për objektin ose shtesën pa leje në ndërtime me leje është kryer vetëdeklarimi vullnetar brenda afatit ligjor, kur objekti ose shtesa pa leje në ndërtime me leje nuk ndodhet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, si dhe kur subjekti posedues ka shlyer pagesat e parashikuara. Qeveria ka vendosur që procedurat e pajisjes me leje legalizimi për objektet informate ose shtesat pa leje në ndërtime me leje, të kualifikuara për legalizim, kryhen nga ALUIZNI. Drejtoritë e ALUIZNI-t pranë qarqeve pas kualifikimit për legalizim të objekteve informate ose shtesave pa leje në ndërtime me leje publikojnë listën e poseduesve të objekteve informate ose shtesave, hartojnë dokumentacionin teknik, përllogaritin detyrimet financiare të objektit informal ose shtesës, pranojnë nga subjekti i interesuar dokumentacionin e përcaktuar si dhe lidhin kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore, nga shteti te poseduesi i objektit informal. Po ashtu këto drejtori përcjellin pranë Drejtorisë Qendrore të ALUIZNI-t dokumentacionin e objektit informal. Më pas Drejtoria Qendrore e ALUIZNI-t kontrollon dhe certifikon dokumentacionin e dërguar nga drejtoritë pranë qarqeve. Leja e legalizimit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim dërgohen pranë ZVRPP-ve.