E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohen bandat e hajduteve te makinave ne kryeqytet

Policia e Tiranes fale dy operacioneve te ndryshme ka mundur qe te arrestoje autoret qe grabiten taksistin naten e Vitit te Ri dhe gjithashtu disa te rinj qe dyshohen per nje sere vjedhjesh te automjeteve te ndryshme ne Tirane.

Policia e Tiranes eshte vene ne levizje per te kapur autoret e disa vjedhjeve te automjeteve ne kryeqytet. Ajo krijoi dy operacione te ndryshme te koduara Pasagjeri dhe Volkswagen. I pari u perqendrua ne vjedhjet e dy taksive pergjate fundvitit. Ky operacion perfundoi me arrestimin e dy te rinjve dhe me shpalljen ne kerkim te dy te tjereve. Ndersa operacioni Volkswagen u finalizua pas nje hetimi disaditor i cili ka filluar per zbulimin e autoreve te mundshem te vjedhjes se nje automjeti tip Golf me date 30 dhjetor 2010 ne Tirane duke bere ndalimin e nje te riu dhe shpalljen ne kerkim te shokut e tij si autore te dyshuar te kesaj vjedhjeje. Pas verifikimit te dhenave te te policise ata tashme dyshohen se kane bere edhe vjedhjen e plot 7 automjeteve pergjate 2010-s.

Pasagjeri

Dy te rinj te dyshuar si autore te grabitjes se dy taksisteve ne Tirane jane arrestuar te henen gjate nje operacioni te policise se Tiranes. Te arrestuarit jane Hysen Daci 19 vjec dhe Gjon Gjoka 18 vjec nga Kamza. Ata akuzohen per vjedhjen me dhune te dy taksisteve ne Tirane pergjate diteve te fundit te 2010-s. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bejne te ditur se po punohet per kapjen e dy te tjereve respektivisht te moshave 20 dhe 23 vjec. Ata dyshohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin me date 29 dhjetor 2010 ne afersi te 9-katesheve ne Tirane kane vjedhur me dhune dhe me pas kane plagosur rende 44-vjecarin Qemal Tufa me profesion taksist ndersa mesohet se mjeti i vjedhur me targe TR 345 B eshte gjendur me pas i braktisur ne zones Zall-Mner Tirane. Por gjate ecurise se hetimeve ka rezultuar me prova shkencore se keta shtetas jane edhe autore te vjedhjes me dhune e realizuar ne bashkepunim te 44-vjecarit Ilmi Sula vjedhje kjo e realizuar me dhune e ndodhur me date 31.12.2010 rreth ores 1900 ne afersi te Piaces ne Tirane. Autoret e dyshuar pasi kane vjedhur me dhune duke e plagosur rende shtetasin Ilmi Sula i kane vjedhur ketij te fundit sendet personale dhe me pas automjetin e tij tip taksi me targe TR 411 C mjet ne te cilin autoret ndodheshin si pasagjere. Fale nje nderhyrjeje te shpejte te strukturave te policise dhe nje pune hetimore te mirorganizuar u arrit kapja e autoreve te dyshuar te kesaj vjedhjeje me dhune si dhe te sekuestrohet ne cilesine e proves materiale dy automjetet e vjedhura me targe TR 411 C dhe TR 345 B te cilat do tu kthehen pronareve te ligjshem.

Volskwagen

Nga nje operacion i ngjitur prej disa ditesh jane identifikuar autoret e vjedhjeve te disa mjeteve.

Pergjate oreve te vona mbremjes te se henes forcat e Komisariatit nr. 3 te Tiranes pas nje bashkepunimi te ngushte me efektivet e policise se Dibres bene te mundur finalizimin e operacionit te koduar Volkswagen operacion qe u finalizua me identifikimin e te dyshuarve.

Mesohet se te ndaluarit jane Klodian Nelaj 20 vjec dhe Enri Premci 23 vjec qe te dy banues ne Burrel. I pari aktualisht ndodhet i arrestuar ne komisariatin e policise se Burrelit ndersa i dyti eshte shpallur ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tij. Keta dy persona dyshohet se me date 30 dhjetor ne Tirane kane vjedhur automjetin tip Golf ne pronesi te nje personi. Pas vjedhjes se ketij automjeti ata dyshohet se kane kryer nje vjedhje me arme ne qytetin e Burrelit. Nga hetimi i deritanishem burime nga policia bejne te ditur se keta shtetas jane autore edhe te disa vjedhjeve te makinave ne Tirane. Keta persona dyshohet se me date 30 dhjetor ne Tirane kane vjedhur automjetin tip Golf ne pronesi te nje personi. Me dt. 12.1.2010 ne Spitalin Ushtarak Tirane dyshohet se kane vjedhur mjetin tip Golf 3 me targa TR 6948 N. Me dt. 27.05.2010 ne rrugen Pandi Dardha kane vjedhur mjetin tip Golf 2 me targa TR 1722 H. Me dt. 22.10.2010 ne rrugen Don Bosko kane vjedhur mjetin tip Golf 2 me targa VL 1494 B. Me dt. 18.10.2010 tek Piaca kane vjedhur mjetin tip Golf 2 me targa TR 5124 G. Me dt. 20.12.2010 ne rrugen Bardhok Biba kane vjedhur mjetin tip Golf 2 me targa TR 3334 G. Nderkohe mesohet se aktualisht nga specialistet e policise se Tiranes po punohet intensivisht per te bere zbulimin edhe te disa vjedhjeve te tjera te kryera po nga keta persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›