Vendimi 4 vjet burg per Efraim Diverolin

Mashtrimi me municionet kineze 250 mije dollare gjobe per tia shlyer Departamentit te Mbrojtjes
Gjykata e Majamit denoi me 4 vjet burg Efraim Diverolin i akuzuar per tentativen e dergimit te armeve dhe fishekeve te ndaluar te prodhimit kinez per ushtaret amerikane ne Afganistan. Referuar vendimit te gjykates 25-vjecari do ta kryeje denimin ne nje burg federal. Gjykatesja Joan Lenard ia njohu te henen meriten e pranimit te krimit duke qene se Diveroli u deklarua fajtor ne 2009-en per akuzen e mashtrimit. Por gjate vendimit te saj gjykatesja Lenard shtoi se ai e meritonte nje qendrim te mire ne burg per faktin se skema e tij mund te vinte ne rrezik jetet e ushtareve amerikane dhe aleateve te tyre afgane. Nje pjese e mire e municioneve ishte dhjetera vjecare e me te gjitha gjasat edhe te skaduara. Emri i Diverolit eshte i njohur ne Shqiperi pikerisht si ai i pronarit te firmes qe merrte municionet nga Gerdeci. Fisheket kineze qe ai ia dergonte nga vendi yne ushtrise amerikane ne Afganistan duke u falsifikuar origjinen cuan ne arrestimin e tij ne 2008-n. Si te mos mjaftonte kjo Diveroli do te regjistrohej edhe ne bisede me nje agjent te infiltruar qe i ofroi ndermjetesim per nje kontrate armesh nga nje fabrike ne Korene e Jugut ne drejtim te Shteteve te Bashkuara. 25-vjecari degjohej aty vec te tjerash duke u mburrur per shkeljen e statusit si i pandehur ne pritje te denimit. Diveroli rrefente nje here se kishte qene per qitje ne poligon me nje mikun e tij e permendte edhe nje gjueti aligatoresh dhe derrash te eger ne nje zone jashte qarkut federal jugor te Florides ku kishte rene dakord te qendronte i lire si pjese e kushteve te tij. Ne sallen e gjyqit te mbushur plot me familjare dhe mbeshtetes te Diverolit gjykatesja Lenard tha se eshte per te ardhur keq qe dikush merr pjese ne nje mashtrim te tille ne kurriz te njerezve qe vene jetet ne rrezik per te miren e vendit te tyre. Dhe e gjithe kjo behet per para vazhdoi ajo. Nuk eshte aspak e mahnitshme. Ju do te qeshni kur mesoni se nje njeri i ri mund te arrijne pergjegjesi te tilla - tha gjykatesja duke vene ne dukje ai fitoi kontraten ushtarake me vlere te madhe kur ai ishte vetem 21 vjec. Nena e tij dy rabine dhe avokatet e tij mbrojtes se bashku me gjyqtar u shprehen se pese muajt e tij ne burg i kane dhene atij nje mesim duke e transformuar Diverolin nga nje egoist i pamatur ne nje te burgosur te perulur. Vete Diveroli u shpreh se kontrata e majme i ra ne dore kur ishte teper i ri ne moshe. Asgje nuk ka vlere perpara vuajtjeve qe i kane shkaktuar familjes sime veprimet e mia - ka thene ai. Vec denimit Lenard vendosi edhe nje gjobe prej 250 mije dollaresh dhe i kerkoi Diverolit e bashkefajtoreve te vet ti paguajne qeverise amerikane 149 mije dollare demshperblim. Kontrata e Pentagonit me AEY-ne e dhene ne 2007-n ndalonte ne menyre specifike municionet nga Kina komuniste municione te cilat Diveroli e te tjeret thjesht i ripaketonin e i benin te dukeshin sikur vinin nga Shqiperia. Ne marreveshje Diveroli ka pranuar se ka komplotuar me punonjesit e kompanise se tij Miami Beach AEY Inc per ti shitur ushtrise amerikane 10.300.000 e municioneve te ndaluara. Pentagoni bleu municionet nga AEY ne vitin 2007 per te furnizuar forcat aleate ne Afganistan. Ne kembim ujdise mes paleve Zyra e Prokurorit te SHBA-se ne Majami ra dakord qe te heqin 84 akuzat e tjera te prokurimit per kete te akuzuar. Ndersa edhe per dy punonjesit e tjere David Packouz zevendes president i AEY dhe Alexander Podrizki nje agjent i AEY pritet qe denimi te jepet po kete muaj.
Ceshtja Gerdeci
Rinis gjyqi me kerkesat per lirimin e pergjegjesve te tragjedise
Keto dite pritet te rinise procesi gjyqesor per tragjedine e Gerdecit ku humben jeten 26 persona ndersa u plagosen rreth 300 te tjere. Kjo ceshtje e cila ka pasur nje numer te konsiderueshem deshmitaresh tashme eshte ne fazen e provave shkresore te organit te akuzes dhe ne pritje te deshmise se amerikaneve qe kane punuar ne kete fabrike. Pritet qe kete muaj te vije nje pergjigje nga SHBA-te lidhur me kerkesen per deshmine e Patrick Henryt te cilit gjykata i eshte drejtuar me leterporosi permes Ministrise se Drejtesise ndersa nuk dihet se si do te veprohet me avokatet e Delijorgjit Pinarit dhe Minxollit te cilet javet e fundit kane bojkotuar pjesemarrjen ne seanca duke kerkuar ne cdo shkalle gjyqesori lirimin e klienteve te tyre.