Cvetkoviç: Kosova s'është kusht për integrim

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 11:02
Pranimi i Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësim në BE, ka thënë për mediat serbe kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç.
“Përderisa edhe vetëm një shtet anëtar i BE-së nuk e pranon pavarësinë, e tash janë pesë, njohja nuk mund të jetë kusht për integrim”, ka thënë Cvetkoviç, transmeton REL.
Një ditë më parë, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fuele, ka bërë me dije, se para anëtarësimit, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.