E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego meriton edhe një shans

Sezonin e kaluar ishin ndarë në mes polemikash. Por, tani trajneri i Wolfsburgut, Felix Magath, i ka dhënë shpresë mesfushorit brazilian Diego për rikthim te skuadra nga Bundesliga.

Diego është i huazuar në Atletico Madrid deri në fund të këtij sezoni dhe besohej se edhe në rast se nuk vazhdon qëndrimin në kryeqytetin spanjoll, prapë nuk do të luajë më për Wolfsburgun.

Por, Magath ka theksuar se është i gatshëm t’i japë një rast të ri brazilianit. “Diego e meriton një shans të ri këtu në Wolfsburg”, tha Magath për Bild.de.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›