E Shtunë, 31 Tetor 2026

D Elia inaguron Qendrën e Formimit Profesional në Shkodër

Ambasadori Italian në Shqipëri Saba DElia ka ka inaguruar qendrën e formimit profesional Don Orione në fshatin Bardhaj të rrethinave të Shkodrës. Ambasadori Italian shoqërohej nga konsulli Stefanno Margiucio dhe me këtë rast DElia ka falenderuar drejtuesit e kësaj qendre dhe ka premtuar se të tilla projekte do të realizohen edhe në të ardhmen nga Ministria e Jashtme e Italisë për të ndihmuar këto zona të varfra dhe për të dhënë një kontribut në edukimin shoqëror, edhe për formimin profesional. Ne jemi këtu të dashur të rinj shqiptarë për të demonstruar mbështetjen tonë të cilën duam ta vazhdojmë në vijueshmëri, ka thënë DElia. Në këtë takim ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës së Rrethinave, Gëzim Hardolli, i cili ka falenderuar dhe ka thënë se kjo qendër ndikon në rritjen e kushteve ekonomike dhe formimin e vlerave më të mira të qytetarisë. Mirëpo ambasadori italian DElia nuk ka ardhur në Shkodër dhe veriun e Shqipërisë vetëm për këtë inaugurim. Në fakt ai do të qëndrojë disa dite si në Lezhë dhe Shkodër por edhe në Malësi të Madhe, për shumë projekte për të cilat shteti mik perëndimor ka investime dhe plane të tilla. Nga këto investime mund të përmenden ai prej 839.940 mijë euro për forcimin e sistemit edukativ dhe projektin prej 192 mijë euro të mbështetjes edukative të fëmijëve në zonat e dizavantazhuara. Por janë edhe mbi 1 milion euro për konsolidimin e shërbimeve edukativë dhe formues të vetë qendrës në Bardhaj. Për shërbimet sociale për të rinjtë janë mbi 388 mijë euro, për zhvillimin rural të Zadrimës janë mbi 838 mijë euro, projekti i zhvillimit rural për Kelmendin e Shkrelin në Malësi të Madhe, që kalon 1.6 milion euro. Kalon 891 mijë eurot forcimi i sistemit të urgjencës në SR të Shkodrës dhe disa projekte të tjera që kalojnë së bashku 2.5 milion eurot. Pra vizita e Ambasadorit Italian në fakt, ka si destinacion pikërisht fillimin dhe zbatimin e 13-të projekteve të mëdha të cilat do të jenë kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe në atë të Lezhës, por që kanë si destinacion zhvillimin kryesisht të zonave jo urbane. Një punë shumë të rëndësishme për të thithur këto milion euro sidomos për Shkodrën, ka bërë konsullata e Italisë në kryeqendrën e veriut dhe vetë konsulli Margiuçio që tashmë janë kthyer në një promotor të vërtetë të projekteve, të cilat shoqërohen me fondet e caktuara për zhvillimin në ndihmë të zonave jo të zhvilluara por edhe të rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›