DAM-i jubilar

Festivali i muziktarëve të rinj “DAM”, që nga sot hyn në ditëlindjen e pestë. Sipas organizatorëve vjen më i përgatitur se kurrë më parë.
“Do të jenë 15 koncerte, tri tribuna muzikologjie po ashtu edhe punëtori të ndryshme”, thotë Dardan Selimaj, drejtues i DAM Festivalit.
Sipas Selimaj, muziktarët e rinj të Kosovës gjatë edicionit të sivjetmë të “DAM”, do të kenë një hapësirë shumë më të madhe për shkak se është edhe edicion jubilar i festivalit.
“Në natën e parë të festivalit do të paraqiten dy ansamble të reja: Orkestra e re e Prishtinës që është iniciativë e violinistit Visar Kuqi, si dhe DAM dhe korri Newborn”, tregon Selimaj.
Gjatë edicionit të sivjet do të interpretohen edhe 30 vepra premierë.
“E mira e gjithë asaj është që veprat e kompozitorëve shqiptarë të cilat do të interpretohen nga interpretët e huaj do të interpretohen edhe këtu por edhe kur ata shkojnë në vendet e tyre”, tha Selimaj.
Në anën tjetër DAM pret edhe mysafirë specialë, e njëri prej tyre është edhe violinisti i njohur Et’hem Qerimi nga Shqipëria.
“Atë e kemi thirr posaçërisht për veprën “Aura 2”, të autores Donika Rudi. Është një vepër e cila bazohet në muzikën tradicionale por është një vepër bashkëkohore”, tregon ai.
DAM edhe sivjet vazhdon një bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës ku 3 solistët do të prezantohen së bashku me këtë Filarmoni. Poashtu festivali do të ketë edhe shumë e shumë koncerte dhe emra të tjerë.
Më poshtë ju prezantojmë programin e tërësishëm.