E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimani rrëmben çmimin e tretë

Fotografi kosovar i agjencisë franceze të fotografisë, Armend Nimani, fitoi njërin prej çmimeve më meritore që ndan “National Press Photographers Association”.

Nimani është shpërblyer me çmimin e tretë në kategorinë “Lajm Gjeneral”, derisa përpara ka pasur fotografen Barbara Davidson nga gazeta e njohur “Los Angeles Times” dhe fotografin Ben Curtis nga agjencioni i lajmeve “Associated Press”.

Nimani ka fituar vendin e tretë me fotografinë e realizuar në vitin 2009 në fshatin Babaj Bokës ku festohet edhe dita “Shën Gjergjit”.

Duket se edhe çmimi i dhënë ka qenë befasues për Nimanin për shkak se ai vetë nuk kishte konkurruar, por ishte përzgjedhur.

“Ky është njëri prej çmimeve më të mira të fotografisë që ndahet për vitin 2010. Unë nuk kam konkurruar vet personalisht por e kanë gjetur fotografinë përmes AFP-së dhe kam fituar vendin e tretë gjë të cilën nuk e kam ditur as unë vet”, tha Nimani për Express.

Nimani duke se ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit. Fotografitë e tij po i shohim në gazetën Herald Tribune, The Guardian.

“Po ka fotografi të publikuara sidomos kur ka ngjarje të mëdha mirëpo ky është njëri prej çmimeve më të mëdha”, tregon Nimani.

Fotografia e Nimanit tashmë hyn në garën e madhe për “Fotografinë Më të Mirë”, të vitit 2010.

“Nga java e fundit bëhet edhe përzgjedhja e fotografit të vitit”, shtoi ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›