E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i vdekjes 2009

Ideart hedh në treg studimin me autor Erion Kriston

Shtëpia botuese Ideart hedh në treg studimin me autor Erion Kriston. Me titullin Libri i vdekjes 2009, ky botim synon të paraqesë një dimension të cunguar të jetës, ose antijetën në të cilën jetojnë disa mijëra bashkëqytetarë. Ata përgjithësisht janë njerëz të zakonshëm që jetojnë në rrethana të jashtëzakonshme. Si të tillë, ata kryejnë gjeste të jashtëzakonshme. Ky libër paraqet vetëm retë e zeza që janë grumbulluar mbi kokat tona dhe që përplasen para syve tanë duke shungulluar. Dora që kapet pas pemës së jetës është lagur dhe lodhur. Ky është rezultati i farës së mbjellë në 20 vjet. Ndaj, që gjithçka të mos mbetet thjesht një Déjà vu e vitit të shkuar, ky libër u kushtohet gjithë filozofëve, sociologëve, politologëve, antropologëve, filologëve dhe çdo lloj logu tjetër, si dhe shkrimtarëve, piktorëve, muzikantëve, aktorëve, regjisorëve, skenaristëve, sportistëve, e kujtdo tjetri që ka një profesion, me shpresën se ndonjë qelizë e tyre do të zgjohet nga letargjia ku ka rënë, për të ofruar zgjidhje për këtë katastrofë njerëzore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›