DASH: Korrupsioni i rrënjosur në Shqipëri pengon luftën ndaj trafiqeve
Raporti i Departamentit të Shtetit për trafiqet thotë se Shqipëria është një vend transit, që përdoret nga trafikantët për të dërguar drogë drejt Perëndimit.
Korrupsioni shihet si një nga problemet më të mëdha në vend, i rrënjosur thellë, që pengon luftën ndaj trafiqeve.
“Shqipëria është një vend transit për trafikantët e narkotikëve që lëvizin kryesisht heroinë nga Azia Qendrore me destinacion Evropën Perëndimore. Në vitin 2008 u ul numri i heroinës dhe marijuanës së sekuestruar. Kanabisi vazhdon të prodhohet në Shqipëri për tregjet evropiane, por kultivimi i tij është zhvendosur në zona të thella malore të Shqipërisë, aty ku qeveria e ka të vështirë depërtimin.
Qeveria shqiptare, në përgjigje të presionit dhe me asistencën ndërkombëtare, po përballet me elementët kriminalë më agresivisht, por vazhdon të pengohet nga mungesa e burimeve dhe korrupsioni i kudogjendur”, - thuhet në raport.
“Korrupsioni mbetet një problem me rrënjë të thella në Shqipëri. Rrogat e vogla, pranimi shoqëror i ryshfetit dhe rrjetet shoqërore të lidhura e bëjnë të vështirë luftën kundër korrupsionit në polici, gjykata, dogana dhe korrupsioni ndihmon krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
Numri në rritje i rasteve të hetuara të korrupsionit tregon angazhimin nga hetuesit dhe policia për të mposhtur korrupsionin. Megjithëse këta numra tregojnë përmirësim në vitin 2005 dhe 2006, Shqipëria vazhdon të mos ketë një gjyqësor të pavarur. Fakti që zyrtarët e lartë të qeverisë kanë imunitet nga hetimet, pengojnë hetimet për korrupsionin”, - vijon raporti i DASH.
Sipas këtij raporti, mbetet shqetësues numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri, edhe pse nuk ka shifra zyrtare.
Sipas raportit, pastrimi i parave vazhdon të ngelet një problem i madh.
“Qeveria shqiptare e ka bërë luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut si një nga prioritetet e saj. Përveç kësaj, policia po ndërmerr një rol gjithmonë në rritje në operacionet e antitrafikut.
Dëshira e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe hyrja e saj në vitin 2008 në NATO, vazhdojnë ta nxisin qeverinë të implementojë dhe përforcojë reformat, por natyra fraksionale e politikës shqiptare dhe zhvillimi i ngadaltë i shoqërisë civile kanë penguar progresin.
Si një vend transit për trafikimin e narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore, Shqipëria vazhdon të mbetet në rrezik të madh për pastrim parash. Burimet kryesore të përfitimeve kriminale në Shqipëri janë trafiqet, korrupsioni zyrtar dhe mashtrimi. Shqipëria vazhdon të mbetet një burim për trafikun e qenieve njerëzore. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë burimi kryesor i pastrimit të parave, por numri i saktë i shtrirjes të këtyre aktiviteteve kriminale dhe kontributi i tyre në aktivitete kriminale dhe pastrim parash mbetet i panjohur.
Kriminelët në mënyrë frekuente investojnë pará në ndërtim dhe projekte të zhvillimit të biznesit. Për shkak të numrit të lartë të importeve dhe kontrollit të dobët në dogana, Shqipëria ka një treg të konsiderueshëm për mallrat e kontrabanduar, si duhani, bizhuteritë dhe telefonat celularë. Grupet e krimit të organizuar e përdorin Shqipërinë si bazë për kryerjen e aktiviteteve kriminale në vende të tjera dhe shpesh këto përfitime nga krimi i kthejnë në Shqipëri”, - thuhet në raport.
Pjesë nga raporti
Trafiku i drogës
- Shqipëria është një vend transit për trafikantët e narkotikëve që lëvizin kryesisht heroinë nga Azia Qendrore me destinacion Evropën Perëndimore. Në vitin 2008 u ul numri i heroinës dhe marijuanës së sekuestruar. Kanabisi vazhdon të prodhohet në Shqipëri për tregjet evropiane, por kultivimi i tij është zhvendosur në zona të thella malore të Shqipërisë, aty ku qeveria e ka të vështirë depërtimin.
Qeveria shqiptare, në përgjigje të presionit dhe asistencën ndërkombëtare po përballet me elementët kriminalë më agresivisht, por vazhdon të pengohet nga mungesa e burimeve dhe korrupsioni i kudogjendur.
- Portet e Shqipërisë në Adriatik, së bashku me kufijtë jo lehtësisht të kontrollueshëm, kjo edhe për shkak të policisë dhe kontrollit të kufijve që është pak i financuar dhe i keqmenaxhuar, vazhdojnë ta bëjnë atë një ndalesë atraktive për rrugët e trafikantëve drejt Evropës Perëndimore.
- Rritja e sasisë së kokainës së kapur në Shqipëri sinjalizon për një rritje të vogël të trafikimit të kokainës në Shqipëri, si për përdorim të brendshëm, ashtu dhe për eksport në Greqi dhe Itali.
Korrupsioni në vend
- Korrupsioni mbetet një problem me rrënjë të thella në Shqipëri. Rrogat e vogla, pranimi shoqëror i ryshfetit dhe rrjetet shoqërore të lidhura e bëjnë të vështirë luftën kundër korrupsionit në polici, gjykata, dogana dhe korrupsioni ndihmon krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
- Numri në rritje i rasteve të hetuara të korrupsionit tregon angazhimin nga hetuesit dhe policia për të mposhtur korrupsionin. Megjithëse këta numra tregojnë përmirësim në vitin 2005 dhe 2006, Shqipëria vazhdon të mos ketë një gjyqësor të pavarur. Fakti që zyrtarët e lartë të qeverisë kanë imunitet nga hetimet, pengojnë hetimet për korrupsionin.
Përdoruesit e drogës
- Ministria e Shëndetësisë beson se përdorimi i drogave është në rritje, por nuk ka të dhëna të besueshme për përdorimin e drogës. Sipas profesionistëve të shëndetësisë, popullata në varësi të drogave është më shumë se 30 mijë përdorues dhe numri i të regjistruarve aktualë mund të jetë vetëm maja e ajsbergut për Shqipërinë.
Prioritetet e qeverisë
- Qeveria shqiptare e ka bërë luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut si një nga prioritetet e saj. Përveç kësaj, policia po ndërmerr një rol gjithmonë në rritje në operacionet e antitrafikut.
Dëshira e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe hyrja e saj në vitin 2008 në NATO, vazhdojnë ta nxisin qeverinë të implementojë dhe përforcojë reformat, por natyra fraksionale e politikës shqiptare dhe zhvillimi i ngadaltë i shoqërisë civile kanë penguar progresin.
Pastrimi i parave
- Si një vend transit për trafikimin e narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore, Shqipëria vazhdon të mbetet në rrezik të madh për pastrim parash. Burimet kryesore të përfitimeve kriminale në Shqipëri janë trafiqet, korrupsioni zyrtar dhe mashtrimi. Shqipëria vazhdon të mbetet një burim për trafikun e qenieve njerëzore. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë burimi kryesor i pastrimit të parave, por numri i saktë i shtrirjes të këtyre aktiviteteve kriminale dhe kontributi i tyre në aktivitete kriminale dhe pastrim parash mbetet i panjohur.
- Kriminelët në mënyrë frekuente investojnë pará në ndërtim dhe projekte të zhvillimit të biznesit. Për shkak të numrit të lartë të importeve dhe kontrollit të dobët në dogana, Shqipëria ka një treg të konsiderueshëm për mallrat e kontrabanduar, si duhani, bizhuteritë dhe telefonat celularë. Grupet e krimit të organizuar e përdorin Shqipërinë si bazë për kryerjen e aktiviteteve kriminale në vende të tjera dhe shpesh këto përfitime nga krimi i kthejnë në Shqipëri.
- Për shkak se ekonomia shqiptare, veçanërisht sektori privat, mbetet e bazuara në shkëmbimet e parave cash, pastrimi i parave nga aktivitetet kriminale vazhdon të jetë i lehtë në Shqipëri.