DASH: Ligji për dosjet ngre pikëpyetje serioze ligjore
Zëdhënësi i DASH-it: Jemi të shqetësuar për miratimin e ligjit. KE: Ligji do të krijojë më shumë padrejtësi, sesa do të rregullojë
Eljona Ballhysa
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar dje për miratimin e ligjit “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve” të miratuar një ditë më parë nga Parlamenti i Shqipërisë. Po kështu, dhe Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Këshilli i Europës kanë shprehur shqetësim për miratimin e këtij drafti. Duke folur dje në konferencën e rregullt për shtyp, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Shon Mekormek, tha se këto shqetësime ia ka ngritur qeverisë shqiptare ndihmëssekretari i Shtetit, Daniel Frid. Zëdhënësi Shon Mekormek tha se procesi i ndjekur për miratimin e ligjit për pastërtinë e figurave ka dhënë arsye për shqetësime nga pala amerikane. Mekormek tha se ky është një nga ato procese që Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afër. “Është me rëndësi që në çdo demokraci qeveria të udhëheqë në një mënyrë të tillë që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të marrin pjesë në përcaktimin e së ardhmes së vendit. Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë se Shqipëria është duke u ballafaquar me historinë e saj, por ajo duhet të sigurojë që në këtë proces të mos i përjashtojë njerëzit nga jeta e përditshme në vend”, - është shprehur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit. Po gjatë ditës së djeshme ka reaguar dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë si dhe Këshilli i Europës. Ambasada e SHBA-ve, në një deklaratë për mediat, ka përdorur një gjuhë tepër kritikuese drejtuar qeverisë. Sipas saj, miratimi i ligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë ngre pikëpyetje serioze ligjore dhe kushtetuese. Më tej SHBA-të kërkojnë që qeveria të nisë konsultimet me ndërkombëtarët në mënyrë që ligji të mos shkelë standardet. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe qëndrimi i sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Terri Devis. Ai është shprehur se miratimi me nxitim i ligjit krijon frikën se zbatimi i tij më shumë do të krijojë padrejtësi, sesa do të rregullojë. Si faktori amerikan, ashtu dhe faktori politik europian kanë shprehur shqetësimin e tyre për miratimin e këtij ligji të kontestuar nga opozita dhe nga shoqëria civile shqiptare. Këto janë qëndrime të shprehura në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar kundër miratimit të këtij projekti. Po pavarësisht deklaratave të ndërkombëtarëve, Partia Demokratike e miratoi e vetme projektligjin për hapjen e dosjeve dy ditë më parë në Kuvend.
SHBA-të
“Ambasada e SHBA-ve e ndoqi nga afër votimin e mbrëmshëm në Parlamentin shqiptar, që miratoi ligjin për pastërtinë e figurës me shumicë të thjeshtë votash, dhe është thellësisht e shqetësuar për këtë vendim. Ky ligj ngre pikëpyetje serioze ligjore, qeverisëse dhe kushtetuese te partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada i bën thirrje qeverisë shqiptare të marrë hapa të menjëhershëm në konsultim me ekspertët ndërkombëtarë për të siguruar që ky ligj do të përmbushë standardet ndërkombëtare”, - shkruhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Kjo është deklarata e tretë që del nga kjo ambasadë kundër miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist. Vetëm një ditë më parë, ambasadori amerikan, disa orë para votimit të projektligjit në Kuvend, ironizoi kryeministrin Berisha duke i dhënë atij një mesazh nëpërmjet një përralle, thelbi i së cilës ishte që të heqë dorë nga marrja e kompetencave të tepërta.
Këshilli i Europës
Është sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Terri Devis, që në deklaratën e tij për ligjin e dosjeve nënvizoi nxitimin e dukshëm të Kuvendit për ta kaluar këtë draft, tashmë i kthyer në ligj. Sipas Terri Devis, ligji i ri mbi pastërtinë e figurave duket se është miratuar në mënyrë të nxituar nga Parlamenti shqiptar, duke mos u lënë mbrojtësve të tij mjaftueshëm kohë për të shpjeguar se pse është i rëndësishëm miratimi i një ligji të tillë, gati 20 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist. “Ky menaxhim i kohës në vetvete mund të krijojë frikën se ligji do të krijojë më shumë padrejtësi, sesa do të rregullojë. Përsa i përket përmbajtjes së ligjit, do ta shpreh qëndrimin tim kur ekspertët e Këshillit të Europës do të kenë kohën për të studiuar tekstin”, - është shprehur Devis. Ligji për pastërtinë e figurës u miratua të hënën në Parlament me 74 vota pro, teksa opozita e braktisi votimin. Tashmë ligji do të kalojë në Presidencë për dekretim ose jo nga Presidenti i Republikës.
24 Dhjetor 2008