Raporti i Britanisë: Qeveria ka tendencë për të shtyrë zgjedhjet e qershorit
Akademia Ushtarake e Britanisë harton një raport për situatën në Shqipëri. “Qeveria ka probleme dhe këto po ndikojnë edhe në ekonomi”
“Qeveria shqiptare ka tendencën për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të qershorit 2009”. Kjo është konstatuar në një raport kushtuar situatës politike në Shqipëri, hartuar nga Akademia Ushtarake e Britanisë së Madhe. Në këtë raport është analizuar situata politike në Shqipëri dhe roli i vendit tonë në rajon. Në këtë raport thuhet se qeveria po bën përpjekje që të shtyjë zhvillimin e zgjedhjeve, të cilat, në bazë të Kodit Zgjedhor, pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, për shkak të vonesave në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Po kështu, raporti vëren se qeveria ka probleme që po ndikojnë edhe në ekonominë e vendit. Megjithatë, raporti vëren se vendi nuk do të preket nga kriza ekonomike për shkak të ekonomisë informale që zhvillohet në vendin tonë.
Raporti
“Vërehet një tendencë për të shtyrë zgjedhjet e reja parlamentare. Kjo bëhet nga qeveria aktuale për shkak të vonesave me regjistrat e votuesve dhe dokumentet e identifikimit”, - shkruhet në raport. Ky konstatim vjen në një periudhë kur në Shqipëri duket se është bllokuar reforma zgjedhore. Prej disa ditësh, që nga ringritja e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, ky komision nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje për shqyrtimin e dekretit të Presidentit Topi për Kodin Zgjedhor. Nga ana tjetër, opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë parlamentare deri në miratimin e Kodit, ndërsa ka hedhur akuza ndaj PD-së dhe qeverisë për bllokim të qëllimshëm të reformës zgjedhore. Pikërisht kjo situatë duket të jetë reflektuar dhe në raportin britanik për Shqipërinë. Më tej, në raport theksohet se vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë një rol thelbësor në monitorimin e procesit të ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Kjo dhe për faktin se këto zgjedhje përbëjnë një zhvillim përcaktues për ecurinë e Shqipërisë në proceset integruese në BE dhe në NATO. Raporti vëren se politika e ndjekur nga kryeministri Berisha dhe qeveria e tij mbështet iniciativat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa politika e ndjekur nga lideri socialist Edi Rama cilësohet më shumë proeuropiane dhe priret drejt këtij orientimi. Raporti përmend pesë pika kryesore për vendin. Sipas raportit, “pavarësia e Kosovës do të ngrijë qëndrimin e përgjithshëm të Shqipërisë në Ballkan”. Po kështu, konstatohet se progresi i reformave për në NATO është përcaktues për rritjen e influencës së Shqipërisë në rajonin e Ballkanit. Raporti vëren se reformat për në Bashkimin Europain janë ngadalësuar. “Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera, nuk është prekur nga kriza botërore ekonomike për shkak se në vend funksionon ekonomia informale. Kjo do të bëjë që niveli ekonomik të jetë i qëndrueshëm”, - shkruhet në raport.
24 Dhjetor 2008