DASH: Shqipëria prangosi 2 terroristë, ngriu asetet e 13 fondacioneve
UASHINGTON-Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për luftën kundër terrorizmit në Botë ku në pjesën e Shqipërisë thuhet se vendi ynë ka bërë përparim në luftën ndaj terrorizmit, si dhe progres për sigurinë në kufi.
Sipas raportit qeveria shqiptare ka bërë punë të mirë në luftën kundër terrorizmit duke ndryshuar edhe kodin penal ndërsa shton se janë ngrirë asetet e 13 fondacioneve e kompanive si dhe 2 arrestimin e personave të cilët sipas listës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara identifikohen si financues të terrorizmit. Raporti thekson se Shqipëria ka themeluar një ligj për konfiskimin e aktiviteteve të blera nëpërmjet veprimtarisë kriminale.
Si shembuj konkretë të luftës kundër terrorizmit, DASH sjell dhe 2 shembuj arrestimesh konkretë.
“Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, Shqipëria ka arrestuar më 10 Dhjetor 2010 një imam, pikërisht shtetasin Artan Kristo që u dyshua se që në vitin 2002 kaq punuar me Al-Kaida nëpërmjet fondacionit të bamirësisë ‘Al Haramain Foundation”. Kristo u gjet fajtor nga gjykata në Durrës dhe u dënua me pesë vjet burg për "nxitje dhe propagandim publikisht të akteteve terroriste në një forum në internet të quajtur, AlbSelafi.net. Kristo, i njohur gjithashtu si Muhamed Abdullah, e apeloi vendimin dhe ndodhet aktualisht në paraburgim”.
“Kurse më 22 dhjetor, 2009, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda gjeti shtetasin Hamzeh Abu Rayyan fajtor për fshehjen e fondeve me qëllim financimin e terrorizmit. Rayyan u dënua me katër vjet burg dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej US $ 6000. Rayyan apeloi në Gjykatën e Lartë dhe më 24 mars 2010, kryetari ka pezulluar ekzekutimin e dënimit në pritje të një seancë të çështjes”.
Sa i përket luftës ndaj financimit të terrorizmit, DASH publikon se Shqipëria ka arrestuar në këta 2 vjet, 2 persona e lartpërmendur që dyshohen se kanë financuar terrorizmin dhe ka ngrirë pasurinë e 13 fondacioneve dhe kompanive të listuara në Rezolutën 1267 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Në total, deri në fund të vitit fiskal 2010, qeveria ka administruar asete që kapin një vlerë prej 6.848.893 dollarë amerikanë, dhe ka konfiskuar pasuritë e vlerësuara në 851.998 dollarë amerikanë”, citohet në raportin e DASH në pjesën për Shqipërinë.
Legjislacioni
Duke qëndruar tek legjislacioni dhe zbatimi i tij, DASH pasqyron në raport se qeveria shqiptare ka kërkuar të rishikojë statutin ndaj terrorizmit duke kërkuar specifikisht të vendosë një ligj për konfiskimin aseteve të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Drafti është bërë gati dhe është në pritje të miratimit nga Parlamenti që nga nëntori i vitit 2010. Ndryshimet në ligj janë të bazuara në Task Force e Veprimit Financiar dhe Komitetit të Ekspertëve të Vlerësimit të Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të rekomandimeve terrorizmit, si dhe disa konventa të OKB-së të ratifikuara nga Shqipëria.
DASH vlerëson se Qeveria e Shqipërisë ka vazhduar përpjekjet të ndalë pastrimin e parave që burojnë nga terrorizmi, ndërsa vë në dukje se vendi jonë ka vazhduar të bashkëpunojë me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të fokusuara në luftën kundër terrorizmit.
Kufiri
Më gjerë në raport DASH thekson në raport se Policia kufitare në Shqipëri ka përmirësuar vazhdimisht sigurinë në pikat e kalimit kufitar. “Policia kufitare Shqipëri ka përmirësuar vazhdimisht sigurinë në pikat kufitare si në zonat zyrtare ku kalohet kufiri dhe në male duke patrulluar përgjatë kufirit duke mundësuar kështu arrestime dhe konfiskim të lëndëve narkotike”, citon raporti.
Raporti i DASH vijon më tej me raportmet mbi vende te tjera në Europë e Azi, si Britania, Armenia, Belgjika, Greqia, Azerbajxhani etj.
(d.b/BalkanWeb)