Tiranë, bie nga kati i 5-të i një pallati, humb jetën punëtori
Një 43-vjeçar ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në Tiranë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i pestë i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Porcelanit ku 43-vjeçari Xhavid Qatipi është rrëzuar aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim. Përplasja ka qënë fatale për punëtorin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.