E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH publikon raportin për luftën anti-terrorizëm

Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin vjetor për luftën kundër terrorizmit ku në pjesën e Shqipërisë thuhet se vendi ynë ka bërë përparim në luftën ndaj terrorizmit, si dhe progres për sigurinë në kufi. Sipas raportit qeveria shqiptare ka bërë punë të mirë në luftën kundër terrorizmit duke ndryshuar edhe kodin penal ndërsa shton se janë ngrirë asetet e 13 kompanive dhe 2 personave të cilët dyshohen se financojnë terrorizmin si dhe është themeluar një ligj për konfiskimin e aktiviteteve të blera nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

Raporti i DASH-it gjithashtu thekson se nga ana e qeverisë është hartuar një draft për konfiskimin e aseteve të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitete kriminale ndërsa thekson se ky draft pritet të miratohet nga Parlamenti që nga nëntori i vitit 2010. Më tej raporti thekson se amendamentet e draftit janë të bazuara në Task Forcën, Komitetin e Ekspertëve të vlerësimit të masave kundër pastrimit të parave financimit të terrorizmit, si dhe disa konventa e OKB-së të ratifikuara nga Shqipëria.

Në kuadër të luftës kundër terrorizmit raporti përmend rastin e arrestimit të Artan Kristos të akuzuar për thirrje dhe propograndë për veprime terroriste.

Më dhjetor 2010, thuhet në raport, në Durrës u arrestua imami Artan Kristo, i njohur edhe me emrin Muhamed Abdullah, i cili u akuzua për nxitje dhe propagandim në publik të akteve terroriste. Sipas akuzës, ai kishte bërë thirrje për xhihad në forumin AlbSelafi.net në internet.

Më tej raporti thekson se Shqipëria vazhdon të bashkëpunojë me organizatat rajonale dhe multi-bilaterale të fokusuara në luftën kundër terrorizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›