DASH Shqiperia respektoi pergjithesisht lirite fetare
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi dje raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirise se besimit ne bote. Ne kete raport analizohet ne kapituj te vecante edhe liria e besimit ne Shqiperi Kosove dhe Maqedoni ku thuhet se gjendja ne keto vende mbetet pak a shume e pandryshuar ne krahasim me nje vit me pare.
Ne kapitullin per Shqiperine raporti ve ne dukje se qeveria ka respektuar ne pergjithesi lirine e besimit si me ligje ashtu edhe ne praktike. Analiza e Departamentit te Shtetit thekson se qeveria ka vazhduar gjate ketij viti perpjekjet per te zgjidhur shqetesimet e komuniteteve fetare lidhur me kthimin e pasurive te sekuestruara gjate periudhes komuniste. Komunitetet fetare kane vazhduar edhe gjate vitit te kaluar te ngrene shqetesime lidhur me perparim te ngadalte ne kete proces te kthimit te pronave si dhe simboleve te kultit dhe doreshkrimeve te marra nga komunistet. Megjithese nuk ka ligj ne Shqiperi qe ndalon mbajtjen e simboleve apo veshjeve fetare raporti ve ne dukje njoftimet se nxenese myslimane nuk jane lejuar te futen ne klase me shamite e kokes. Por ne analizen e tij Departamenti i Shtetit veren se ne Shqiperi nuk ka njoftime per shkelje te lirive te besimit apo per ndalimin ose burgosjen e individeve per besimin e tyre fetar. Po ashtu raporti nenvizon se nuk verehen abuzime apo diskriminim ne shoqeri si rezultat i besimit fetar.