E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Reforma te siguroje zgjedhje te lira

Presidenti

Kreu i shtetit Bamir Topi gjate takimit qe zhvilloi me Jonathan Stonestreet kerkoi qe reforma zgjedhore e ardhshme te siguronte ne menyre perfundimtare zgjedhje te lira per shqiptaret. Sipas Topit kjo mund te arrihej vetem nese palet politike ne vend shprehnin vullnet dhe konsensus te plote per kete reforme. Palet e perfshira ne kete proces partite politike e te gjithe aktoret institucionale te gjejne rruget e komunikimit ne menyre qe te mundesohet nje bashkepunim konstruktiv dhe i pergjegjshem. Duhet te rifitohet koha e humbur per te finalizuar kete reforme e cila do u garantoje qytetareve dhe votuesve shqiptare zgjedhje te lira te ndershme dhe sipas standardeve demokratike theksoi Presidenti gjate takimit me ish-drejtuesin e misionit te ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit. Po keshtu zyra e shtypit te Presidentit bene te ditur se Topi dhe Stonestreet ndane te njejtin mendim se ne procesin e reformes zgjedhore duhen perfshire dhe marre parasysh edhe mendimet e sa me shume partive dhe aktoreve politike ne menyre qe te rikthehet e te rritet besimi i qytetareve shqiptare ne institucionin e votes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›