DASH: Shqipëria vend tranzit për trafikun e drogës
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit nxorri sot raportin vjetor për strategjinë ndërkombëtare kundër drogave. Në raport thuhet se Shqipëria shërben si një vend tranzit për trafikantët e drogave që transportojnë heroinën e prodhuar në Afganistan, nga Azia Qendrore për në destinacione të ndryshme në Evropën Perëndimore.
Në vitin 2009, në Shqipëri u shtua sasia e heroinës së kapur, ndërsa ka rënë sasia e marihuanës së kapur. Në përgjigje të trysnisë ndërkombëtare, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit, qeveria e Shqipërisë, u është kundërvënë me agresivitet elemntëve kriminale, ndonëse përpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve dhe ekspertizës si dhe nga korrupsioni i lartë.
Dalja në Adriatik, si dhe kufijtë tokësorë jo të ruajtur mirë, e bëjnë këtë vend një ndalesë tërheqëse për trafikantët që fusin droga në Evropën Perëndimore, pjesësisht edhe si rezultat i mungesës së fondeve për të financuar përpjekjet anti-drogë dhe korrupsionit të përhapur mes zyrtarëve të rendit.
Ndërsa historikisht shumica e drogave kalonin përmes Detit Adriatik, politikat më agresive të qeverisë shqiptare, si dhe patrullimi më i mirë i bregdetit, kanë bërë që trafikantët t’i zhvendosin rrugë-kalimet drejt kufijve tokësore me Kosovën dhe Malin e Zi, duke përdorur Serbinë dhe Bosnjen si pika tranziti. Moratoriumi i qeverisë shqiptare ndaj anijeve të shpejta ka bërë që të ngadalësohet lëvizja e drogave dhe trafiku i njerëzve drejt Italisë.
Sipas të dhënave nga Italia, sasia e drogës afgane e kapur në Itali, që ka shkuar aty drejtpërdrejtë nga Shqipëria, mbetet në kuota të ulta. Korrupsioni, thuhet më tej në raport, vazhdon të mbetet një problem madhor për Shqipërinë.
Pagat e ulta, një shoqëri që e pranon gjerësisht rryshfetin, lidhjet e ngushta shoqërore, e bëjnë të vështirë luftën kundër korrupsionit në radhët e policëve, gjykatësve dhe zyrtarëve të doganave. Megjithëse rastet e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion janë shtuar, Shqipëria vazhdon të vuajë për shkak të mungesës së pavarësisë e gjyqësorit, nga mungesa e transparencës së procedurave ligjore dhe shumë raste nuk zgjidhen kurrë.
Hetimet e rasteve të korrupsionit pengohen nga imuniteti që gëzojnë zyrtarë të lartë të qeverisë, gjykatës dhe anëtarë të parlamentit. Trafikimi i drogave vazhdon të përbëjë një nga profesionet e paligjshme më fitimprurëse në Shqipëri.
(m.a/BalkanWeb)