Defekt në ujësjellsin e Tiranës, mungon uji në disa lagje
TIRANë- Një defekt në ujësjellësin e Tiranës ka shkaktuar edhe kufizimin e ujit në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Defekti ka ndodhur sot rreth orës 20:00, ndërsa lajmi konfirmohet nga ndërrmarrja e ujësjellësit Tiranë.
Mësohet se shkak për të është bërë këputja e linjës së transmetimit, e cila dërgon ujë në HEC-in Lanabregas drejt depos së ujit në qytetin Studenti, kjo sjell edhe mosfurnizimimin me ujë të lagjeveve të kryeqytetit.
Kufizime uji do të ketë në zonën e Tiranës së Re, në lagjen “Ali Demi” dhe në Sauk. Ujësjellësi bën me dije se ka nisur puna për eleminimin e avarisë, ndërsa thekson se aktualisht është duke u punuar në depot e Qytetit Studenti.
(m.a/BalkanWeb)