E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, hidhen nga ballkoni dy gra, shkak depresioni

TIRANE- Një 50- vjecare vendos ti japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në një nga pallatet e rrugës “Don Bosko”. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, sipas të cilës, 50-vjecarja Shqipe Mustafa vuante nga depresioni. 

Po sipas këtij burimi, mësohet se Mustafa ishte e martuar dhe kishte fëmijë. Nuk dihet ende se kush nga familjarët e saj ka qënë në shtëpi në momentin që ajo është hedhur, por policia njofton se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme

Ndërsa në mesditë ka ndodhur një grua tjetër është vetëhedhur nga ballkoni. Bëhet fjalë për Albana Vreton. 39- vjecarja i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-ërt i një pallati pranë rrugës së Kavajës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›