Delegacioni i NATO-s në Tiranë, takime me Topallin e Metën
TIRANë- Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është pritur nga zv. Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime rreth sfidave të ardhshme të Aleancës, rolit të Shqipërisë në NATO, tashmë antare prej një viti e saj, prioriteteve të politikës së jashtme dhe sigurisë së Shqipërisë, si dhe mbi integrimin euro-atlantik të rajonit.
Në përgjigjet e interesimit të antarëve të delegacionit, në lidhje me konceptin e ri strategjik të Aleancës, Meta theksoi se Shqipëri mbështet politikën e dyerve të hapura të Aleancës, fillimin e bashkëpunimeve dhe partneritetin e saj, ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve trans-atlantike.
Parlamentarët e Aleancës vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, performancën e saj në NATO, si dhe angazhimin e saj në kuadër të ISAF-it në Afganistan.
Ndërsa një tjetër takim është zhvilluar mes delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ky delegacion përcolli mesazhin e qeverive të vendeve të tyre, se vlerësojnë hapat e integrimit të Shqipërisë dhe e mbështesin në përshpejtimin e proceseve integruese.
Kryetrarja e Kuvendit i kërkoi mbështetje qeverive respektove përmes takimit me përfaqësuesit parlamentarë, në procesin e liberalizimit të vizave po ashtu edhe për statusin e vendit kandidat në BE. Biseda mes tyre është ndalur edhe në zgjedhjet e 28 qershorit, ku disa prej përfaqësuesve të delegacionit ishin pjesë e vëzhguesve që ndoqën nga afër procesin elektoral. Ata u shprehën me nota pozitive mbi mënyrën se si u zhvilluan këto zgjedhje.
(m.a/News24/BalkanWeb)