E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Athinë për masat e ashpra ekonomike

ATHINë- Protestuesit në Greqi arritën deri në portat e ministrisë së punës ndërsa komisioneri Oli Rehn po takohej me ministrin grek të punës Loverdos Andreas. Protestuesit u shprehën të zemëruar për shkak të masave të ashpra të qeverisë në aspektin ekonomik. Policia u përpoq të shmangë masën e madhe të protestuesve me gaz lotsjellës. BE i kërkoi sërish sot Greqisë të marrë masa shtesë për të trajtuar krizën e rëndë të borxhit që ka ky vend dhe që po trondit zonën euro, ndërkohë që premtoi ndihmë Athinës për të kapërcyer këtë situatë.
“Vendet e eurozonës janë të gatshme të marrin veprime të bashkrenduara në mbështetje të Greqisë”, deklaroi eurokomisioneri për financa, Oli Rehn. Rehn i bëri komentet pas takimeve me drejtuesit më të lartë të Greqisë.

Komisioneri europian për cështjet monetare Oli Rehn pas bisedimeve me zyrtarët grekë i ka kërkuar Athinës zyrtare të marrë masa shtesë për të reduktuar deficitin buxhetor nga 12% në 8 % gjatë këtij viti.
Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreu ka marrë masa të ashpra si ngrirje pagash dhe rritje taksash, por këto nuk mjaftojnë, sipas BE. Franca dhe Gjermania po përgatisin një plan shpëtimi që do prezantohet në fund të javës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›