E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH: Vizat, mirepresim perpjekjet e Shqiperise Beqir Sina

Shtetet e Bashkuara te Amerikes mirepresin perpjekjet qe deshiron te beje Shqiperia per te mundesuar liberalizimin e vizave per shtetasit shqiptare qe deshirojne te udhetojne ne drejtim te SHBA-ve per vizita te perkohshme, ashtu sikunder eshte bere e mundur me vendet e zones Shengen ne Europe. Pohimi vjen nga Elizabeth A. Finan, Oficere e Byrose se Ceshtjeve Konsullore te Departamentit te Shtetit.

Duke folur per bashkepunetorin e gazetes “Koha Jone” ne Nju Jork, zonja Finan tha se “ne i jemi pergjigjur me te gjithe kapacitetin tone ne ruajtjen e standardeve me te larta te sigurise kufitare”, duke shtuar se “dua te theksoj se ne vitin 2012, ne kemi leshuar me shume se 5200 B1/B2 viza per qytetaret shqiptare”.

Zonja Finan ka sqaruar disa rregulla per Shqiperine ne lidhje me levizjen e qytetareve shqiptare - qarkullimin e lire me ane te lehtesimit te vizave per ne SHBA. Ajo iu pergjigj pyetjes: “Si mundet qe SHBA te mbeshtesin perpjekjet e Shqiperise, per te lehtesuar qytetaret e saj per levizjen e lire me viza SHBA, si dhe tregtine e lire mes dy vendeve”. Zyrtarja e DASH, tha: “Ne e mirepresim Shqiperine ne kete perpjekje te saj dhe se si ata do te punojne me Kongresin drejt arritjes se ketij qellimi". Finan permend edhe faktin se “ne janar te vitit 2012, Presidenti Obama, na ka urdheruar per te ndertuar me te gjitha burimet dhe te gjithe kapacitetin tone, qe te permiresojme aplikimin e vizave dhe procesin e hyrjes per vizitoret nga e gjithe bota”.

Ne kete kuader zonja Finan shtoi: “Ne jemi krenare sepse Departamenti i Shtetit ka luajtur nje rol kyc ne lehtesimin e vizave per qytetaret e mbare botes ne udhetimit e tyre drejt SHBA-ve, ku afro nje e treta e udhetareve qe vijne ne Shtetet e Bashkuara, e ata qe cdo vit kerkojne vize, e kane marre nje te tille”.

Zyrtarja e Departamentit Amerikan te Shtetit pohon me tej se ne vitin 2012, jane leshuar me shume se 5200 viza B1/B2 per qytetaret shqiptare.

Ne pyetjen se: Si mundet Shqiperia te marre mbeshtetjen amerikane per vizat afatgjata, me shume hyrje dhe dalje per qytetaret shqiptare ne Shtetet e Bashkuara?, zonja Finan thote: “Aktualisht, shqiptaret qe vijne ne SHBA per biznes ose turizem po marrin viza me shume hyrje qe jane te vlefshme per nje vit”. Kurse sa i perket pjeses se pyetjes se si mund te lehtesohet regjimi i vizave per qytetaret shqiptare qe kerkojne te qendrojne me shume se 90 dite ne Shtetet e Bashkuara?, tha: “Zyrtaret tane nga Zyra per Doganat dhe Mbrojtja Kufitare ne momentin e hyrjes se qytetareve kane te drejte per te percaktuar se sa kohe nje vizitor mund te qendroje ne SHBA, pavaresisht se sa eshte shenuar ne vize. Dhe kjo eshte e ndare nga procesi i leshimit te vizave nga ambasada”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›